Nëse doni të keni flokë të gjatë, të bukur dhe të shëndetshëm, përmes një maske ju mund ta mbërrini këtë rezultat kur të dëshironi. Maskat më të mira të flokëve, që shërbejnë për rritjen e tyre kanë përbërës si argani, vaji i jojobës, vajra të tjerë natyral që ndihmojnë në ushqimin dhe forcimin e folikulave të flokëve. Paralajmërim: meqë dieta dhe gjenetika luajnë një rol të rëndësishëm, një maskë flokësh nuk do të shpejtojë rritjen, por do të ndihmojë në parandalimin e thyerjes së flokëve dhe mund të përmirësojë gjatësinë dhe fuqinë e tyre me kalimin e kohës. Kjo është arsyeja pse maskat â??â??e flokëve janë aq të popullarizuara kudo në botë.

Ndonëse maskat e flokëve janë efikase për regjimin e kujdesit dhe trajtimit të tyre, ju nuk duhet të abuzoni me frekuencën e shpeshtë të përdorimit të tyre. Ekspertët në përgjithësi rekomandojnë përdorimin e një maske të paktën një herë në javë.

Shikoni më poshtë se cilat janë tri maskat magjike që ndihmojnë në rritjen e flokëve tuaj!

Maskë me argan
Më mbi pesë mijë komente dhe një vlerësim me 4.3 yje në Amazon, kjo maskë për flokët ka efekte magjike. Formula e saj është e pasur me argan, jojoba dhe vaj bajame që ndihmojnë në forcimin dhe riparimin e flokëve të dëmtuar. Është vegane, pa kimikate si parabeni, sulfati dhe ftalate. Ata që e kanë përdorur, kanë vërejtur menjëherë ndryshimin. Flokë më të fortë, më të shëndetshëm dhe më të gjatë.
Maskë me ekstrakt trëndafili dhe argani
Është zgjedhja e duhur për të forcuar dhe trashur flokët tuaj. Jo vetëm pse baza e saj është argani, por formula e mbushur me përbërës të shtuar si trëndafili, ekstrakti i xhinxhëfilit dhe vaji i i kokosit ndihmojnë për të rivendosur lagështinë dhe proteinat në flokë. Nuk duhet të shqetësoheni për kimikatet, sepse kjo maskë nuk ka asnjë prej tyre.
Maskë nga Garnier Fructis
Për riparimin e flokëve të dëmtuar, mjafton një grusht nga kjo maskë çudibërëse dhe voila'! Formula vegane e vajit të kokosit dhe papajas, si ekstrakte të thella për flokët tuaj, i bën ato të duken magjike në pak kohë. Është e lirë nga parabenët, silikonet dhe është e sigurt për të gjitha llojet e flokëve, madje edhe ata të lyer. Kjo maskë flokësh është një element kryesor i bukurisë që ata që e kanë provuar thonë se ndihmon në përmirësimin e trashësisë, strukturës dhe shëndetit të flokëve tuaj!