Për dashurinë në distancë ka shumë variante: Disa mendojnë se një lidhje mes dy personave kur ata janë larg njëri-tjetrit nuk funksionon. Mirëpo, ka edhe nga ata që mendojnë se kur dashuria është e fortë, nuk kanë rëndësi kilometrat që i ndajnë. Ka nga ato çifte që ia kanë dalë të mbajnë lidhje e tyre të gjallë, edhe kur nuk kanë qenë fizikisht pranë njëri-tjetrit. Dashuria pa sakrifica nuk ka kuptim, prandaj edhe distanca është një provë për çiftet që duhen marrëzisht. Thonë se distanca e forcon një marrëdhënie. Shumë mund të bien dakord me këtë shprehje, por ka edhe nga ata që nuk ia kanë dalë të menaxhojnë një lidhje larg personit të tyre të zemrës. “Larg syve, larg zemrës” është një shprehje tjetër që i demotivoton herë pas herë çiftet që e “vuajnë” një lidhje në distancë. Gjithsesi, ne sot do të shkruajmë për ato çifte të famshme shqiptare që ia kanë dalë ta bëjnë të funksionojë lidhjen në distancë edhe kur partneri ka qenë vërtet larg tyre.

Vesa Luma dhe Big Basta

Distancën më të madhe mes çifteve shqiptare e kanë Vesa Luma dhe Big Basta. Ndoshta nuk e kishin menduar ndonjëherë që do të rrinin aq larg njëri-tjetrit, mirëpo Vesa jeton për momentin në Prishtinë dhe Big Basta në Zelandën e Re. Për një periudhë kohe Vesa u shpërngul në Zelandë, mirëpo ajo u rikthye në Prishtinë për të mbyllur disa projekte të saj. Gjithsesi, për momentin çifti jetojnë larg njëri-tjetrit. Vesa është shprehur se shumë shpejt do t’i bashkohet Big Bastës për t’u shpërngulur përfundimisht në Zelandën e Re.

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj

Prej vitesh në një lidhje, edhe pse asnjëherë nuk e kanë pranuar. Moderatorja e njohur e ekranit, Luana Vjollca “vuan” një lidhje në distancë, pasi partneri i saj jeton në Prishtinë, ndërsa ajo në Tiranë. Nga postimet e ndryshme në Instagram, kemi parë që Luana udhëton shumë shpesh drejt Prishtinë, për të takuar njeriun e zemrës.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Edhe kjo një lidhje në distancë Tiranë-Prishtinë. Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj e kanë pranuar së fundmi që janë në një lidhje së bashku. Dyshja me siguri i kanë udhëtimet e shpeshta drejt Tiranës dhe Prishtinës për t’u takuar me njëri-tjetrin.

Arbenita Ismajli dhe Fero

Nga Londra në Prishtinë. Një ndër çiftet më të reja të showbiz-t shqiptar Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, “vuajnë” një lidhje në distancë, pasi modelja jeton në Londër, ndërsa ai në Prishtinë. Me siguri, dyshja shpenzojnë shumë para në bileta avioni për të parë njëri-tjetrin.