Ish-Miss Uruguay është gjetur e pajetë në dhomën e një hoteli në Meksikë. Autoritetet kanë bërë me dije se të enjten se viktima e identifikuar si Fatimih Davila Sosa, u gjet e varur në tualetin e një dhome hoteli në kryeqytetin e Meksikës. Fatimih është shpallur Miss Uruguay në vitin 2006 dhe prej atëherë ajo ka punuar si modele. 31-vjeçarja kishte shkuar në Meksikë më 23 prill të këtij viti për një intervistë pune.
Arsyeja e vdekjes së saj ende nuk është bërë e ditur, megjithatë po hetohet nëse ishte vetëvrasje apo ka qenë dikush tjetër që i ka marrë jetën modeles.