Shkencëtarët danezë kanë kryer një studim të madh, ku kanë analizuar hyrjet në spital të më shumë se 6 milionë pacientëve dhe rezulton se grave ju duhet një kohë më e gjatë se e burrave për diagnostifikim, të sëmundjeve ose problemeve shëndetësore të tyre.

Në këtë artikull do të gjeni disa dallime në mjekësinë “mashkull” dhe “grua” dhe pasojat që mund të sjellin ato. Nëse je grua dhe mjeku gjatë vizitave ju thotë këto shprehje kujdes: Duhet të ndryshoni mjek/e.

Shprehja 1: Të gjitha sëmundjet vijnë nga të qenit beqare.

Kjo mund të tingëllojë si një paradoks, por gratë zakonisht hasin në këtë mendim stereotipik mjekësor kur vizitohen tek një gjinekolog. Për shembull, rreth një në 10 gra kanë endometriozë (një sëmundje kronike ku qelizat endometriale lokalizohen dhe rriten jashtë mitrës), por duhen gati deri në 8 vite që të diagnostikohen me këtë sëmundje ose një tjetër sëmundje autoimune dhe ato duhet të vizitojnë 5 mjekë të ndryshëm për të marrë diagnozën e tyre. Pse ndodh kjo? Shpesh, kur një grua përjeton dhimbje të legenit, i rekomandohet të ketë një jetë të rregullt seksuale. Për disa arsye, mjekët mendojnë se kjo është shërimi për të gjitha sëmundjet femërore.

Shprehja 2: Çdo gjë mund të "shërohet" me lindjen e fëmijës.

Nëse një grua gjen një partner, por shëndeti i saj nuk është përmirësuar, ajo mund të marrë një rekomandim që të bëhet nënë. Specialistët e zotë janë të vetëdijshëm se lindja është një provë serioze, madje edhe për një trup të shëndetshëm. Një grua mund të vuajë depresionin pas lindjes, sëmundjet kardiovaskulare, prishjen e dhëmbëve, flokëve dhe gjendja e thonjve mund të përkeqësohet ndjeshëm etj. Pra, është e qartë se lindja nuk mund të jetë një ilaç. Përveç kësaj, të kesh fëmijë është një përgjegjësi e madhe. Ata kanë nevojë për kujdes, dashuri dhe mbështetje financiare dhe ata nuk mund të zëvendësojnë diagnostikimin dhe trajtimin e duhur.

Shprehja 3: Mos mendoni për problemet tuaja

Besohet se gratë janë më emocionale dhe janë më të prirura për t’i ekzagjeruar problemet e tyre, ndërsa meshkujt përpiqen të durojnë më shumë. Studimet kanë treguar se mesatarisht, gratë marrin trajtim analgjezik në një departament emergjence 16 minuta më vonë se meshkujt. Gratë gjithashtu kanë më pak mundësi për të marrë një trajtim të plotë kur shkojnë në urgjencë me simptomat e një ishemie akute kardiake. Kjo ndodh sepse simptomat e tyre mund të ndryshojnë nga ato të burrave.

Opinioni publik

Gratë shpesh marrin përgjegjësi jo vetëm për veten, por edhe për familjet e tyre. Ato nuk ndjekin rekomandimet standarde: Për të pushuar më shumë dhe për t’u shqetësuar më pak.