Çfarë rastësie e bukur! Moderatorja e njohur e Top Channel dhe "Dua të të bëjë të lumtur" feston sot ditëlindjen. Në çdo 7 Maj të viteve të shkuara, Arbana Osmani ka zgjedhur mënyra të ndryshme për të festuar dhe për t'i dhënë kuptim kësaj dite speciale në jetën e saj, ndërsa këtë vit është ndryshe. Urimin e parë ajo nuk e ka bërë për veten, por për regjisorin e emisionit Eduard Grishaj, me të cilin thuhet se është duke jetuar një romancë dashurie. Duket se çifti i njohur, nuk fshihen më nga sytë kureshtarë të medias apo të fansave të shumtë, ndaj kanë vendosur t'i bëjnë gjërat publike.
Me një foto të Eduardit, Arbana ka zgjedhur që t'a urojë kështu njeriun special në jetën e saj: "Gëzuar ditëlindjen binjak", i shkruan ajo në postimin e fundit në Instastory, ndërsa e shoqëron urimin me emoji zemrash.
Ata nuk fshihen më dhe kjo është e dukshme! Nuk ka qëndruar në heshtje as regjisori i "Dua të të bëj të lumtur", bashkëpunëtori në skenën e Top Channel, por edhe në jetën e moderatores, i cili ka bërë një urim më të ndjerë dhe më direkt për të. "Arsye për të festuar ditëlindjen. Edhe 100 e rralla", i shkruan ai në urimin emocionues, që shoqëron foton ku ata shfaqen bashkë, të lumtur dhe të qeshur.
View this post on Instagram
Ne përfitojmë nga rasti për t'i uruar të dyve edhe 100!