Uruan njëri-tjetrin publikisht dhe postuan çastet më të bukura që në orët e para të ditës së sotme. Çifti më i përfolur i momentit, Arbana dhe Eduarti, festojnë ditëlindjet në një ditë dhe zgjodhën të ndajnë me publikun disa prej urimeve më të bukura që kanë shkuar në adresë të tyre. Por edhe miku i tyre dhe bashkëpunëtori i programit “Dua të të bëj të lumtur”, Eraldo Rexho, sot feston gjithashtu ditëlindjen. Stafi i programit të së shtunës i kanë dhuruar treshes një tortë të personalizuar, të cilën Arbana e ka postuar në profilin e saj, edhe duke identifikuar personazhet: Eraldo, Eduarti dhe Arbana me fustan…
Rrjeti zien nga urimet dhe komentet për ditëlindjen “trinjake”, por çasti që vetë Arbana veçon si më të bukurin e ditës është pikërisht ky – me tortën e madhe që mban edhe vitet e saj, si dhe me përqafimin e dy vogëlushëve, Jonit dhe mbesës së saj.
“Torta më e ëmbël…” – shkruan moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” pas kësaj fotoje që nuk ka nevojë për komente.
Ç’rëndësi ka çfarë flitet dhe çfarë thuhet lart e poshtë pas këtij momenti të pazëvendësueshëm dhe këtij përqafimi të ëmbël, shumë më të ëmbël se torta e madhe e festës.