Moti i ngrohtë, përgatitjet për plazh, veshjet e lehta dhe gjithçka tjetër që vjen me verën ia vlen të festohet. Gjithsecili feston sipas mënyrës së vet, por ka nga ata njerëz që festën dëshirojnë ta ndjejnë në çdo detaj, madje edhe në thonjtë e tyre! Dhe asgjë më shumë se “thonjtë confetti” nuk bërtet “festëëë”!
Këta thonj janë trendi më i ri i Instagram-it dhe jo vetëm… Duke filluar nga xixat, guret shumëngjyrësh e deri tek yjet e shndritshëm prej letre, thonjtë konfeti japin idenë e xixave që lundrojnë në thonjtë tuaj, ashtu si konfetit fluturojnë në ajër në raste festash. Nuk e dimë për ju, por ne na u kujtuan thonjtë e fëmijërisë dhe manikyrët e mbushur me xixa e yje apo zemra të shndritshme.
Shumë trende të viteve `90 dhe fillimit të viteve 2000 janë rikthyer së fundmi në modë dhe tani u shtua edhe një tjetër, ai i thonjve konfeti.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram