Trupi ynë është një mekanizëm i përsosur, ku shumë gjëra ndodhin në të njëjtën kohë. Ndonjëherë, trupi ynë na jep shenja se ka nevojë për ndihmë dhe nëse ato shpërfillen, mund të çojnë në probleme shëndetësore. Ne do t’ju tregojmë disa shenja që duhet t’i merrni parasysh gjithmonë:

Pagjumësi, nervozizëm dhe dhimbje të këmbëve

Nëse keni këto shenja, trupi juaj ka nevojë për magnez dhe kalium. Për të rimbushur këto elemente jetësore, shtoni domate, portokall, banane dhe spinaq në dietën tuaj të përditshme.

Lëkura e thatë

Thatësira e lëkurës mund të nënkuptojë mungesë të vitaminës E. Prandaj, duhet të hani më shumë perime, vaj, arra dhe peshk.

Dhëmbë të brishtë

Nëse papritmas ndjeni një dëshirë të fortë për të konsumuar diçka të ëmbël, atëherë mund të jetë shkaku i stresit, depresionit ose lodhjes. Trupi juaj është duke kërkuar glukozë.

Dëshira për të ngrënë akull

Nëse keni një dëshirë të çudishme për të ngrënë akull, atëherë mund të keni anemi - mangësi hekuri. Burimet më të mira të hekurit janë mishi i viçit dhe vezët. Sidoqoftë, është më mirë të konsultoheni me mjekun nëse doni të hani akull dhe nuk keni energji.

Këmbë greke

Një këmbë greke është: kur njëri gisht është më i madh se të tjerët. Kjo ndodh për shkak të ndonjë thyrje ose ndonjë shqetësimi të gishtit të parafundit. Nëse keni një këmbë të tillë, duhet të vishni këpucë të rehatshme në mënyrë që të mos e agravoni situatën.