Dy turistë në qytetin e Romës, në Itali, po shijonin bukuritë e rralla të vendit derisa një faturë “e kripur” u prishi ditën. Ata hynë në një restorant dhe porositën dy hamburger, dy kapuçino dhe një kafe amerikano, gjithçka po shkonte mirë deri në momentin që u erdhi fatura. Të gjitha këto kushtuan plot 81.60 euro, duke paguar 50 euro për dy hamburger, 8 euro për një kafe dhe 16 për dy kapuçino, shto këtu edhe 10% për shërbimin!
Fotoja e faturës ka përfunduar online dhe ka bërë xhiron e rrjetit. Mediat italiane e kanë krahasuar faturën e drekës modeste me ato të restoranteve luksozë në Itali. Shumë e kanë cilësuar këtë gjë si një antireklamë për Italinë duke qenë se kjo gjë do t`i bëjë turistët të mos jenë të gatshëm të konsumojnë ushqime në restorantet italianë.