Kristina Makeeva është  një fotografe nga Moska, e cila e kthen modën në art! Nëse i hidhni një sy profilit të saj në Instagram do të mrekulloheni nga fantazia e përdorur në çdo shkrepje të saj. Fotografja dhe shkrepjet përrallore kanë tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për shkak të aftësisë së saj për të ndërthurur më së miri modën me udhëtimet dhe artin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kristina Makeevaâ??Kotletaâ??Timon (@hobopeeba) on

Për shembull ky fustan në tonet e rozës dhe lejlasë është përshtatur në mënyrë perfekte me vendin e Cappadocia-s dhe balonat e panumërta në perëndimin e diellit. Aftësia Makeeva-s e ka transformuar punën e saj në një art që vështirë të mos tërheqë vëmendjen dhe interesin e të gjithë atyre që e shohin.

Ajo fokusohet te gjërat e thjeshta: drita e diellit, perëndimi, pasqyrat, tymi, xixat dhe i transformon ato duke përdorur kompozimet dhe ngjyrat. Fjalët janë të tepërta për të përshkruar magjinë, artin, fantazinë dhe kënaqësinë që të falin këto foto. Më shumë “pjesë arti” i gjeni në profilin e saj në Instagram @hobopeeba.