Kush është mësuar me iPhone, nuk mund të mos tundohet nga risia e fundit e Apple. Është hyrja e re e iPhone-t të ri, X R2, i cili do të hidhet shumë shpejt në treg.
Celulari i ri do të ketë ngjyra të pazakonta, të forta, jeshile dhe vjollcë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Apple ka zbuluar se iPhone i ri, që pritet të dalë në treg në shtator 2019, është pasardhës i iPhone XR, i cili doli vitin e kaluar dhe ka po ashtu ngjyra të ndezura.
Përveç ngjyrave të forta, ky model i ri do të ketë edhe parametra më të lartë sa i përket sigurisë dhe cilësisë. Apple ka deklaruar se surpriza e re që pritet të vijë në muajin shtator do të jetë e pakonkurrueshme në treg. Ngjyrat e forta janë vetëm një prej pikave të forta që do të ketë ky lloj celulari.
iPhone ngjyrë jeshile dhe vjollcë nuk është prodhuar asnjëherë më parë. Vajzat dhe gratë, tani kanë një arsye më shumë për të bërë shpejt të vetin.