E keni parasysh kur shkoni në një sallon bukurie dhe estetistet fillojnë të nxjerrin në pah të gjitha pasiguritë apo imperfeksionet tuaja? Nëse po, nuk jeni e vetmja që ju ndodh pasi me diçka të tillë është përballur edhe politikania amerikane Alexandria Ocasio-Cortez. Fundjavën e kaluar kongresmenia përdori Instastory-n për të treguar eksperiencën e saj në sallonin e bukurisë.

“Shkova në një sallon thonjsh për t`u ndjerë njeri. Jo ndonjë gjë e veçantë …thjesht për t`i lyer, për të prerë kutikulat etj… Ndërkohë që lyente thonjtë, estetistja më tha: Vetullat i ke shumë të mëdha për fytyrën tënde. Më pas shtoi: Mustaqet?”, -tha Ocasio-Cortez dhe vazhdoi: “E para e punës erdha këtu për t`u ndjerë mirë me veten! E dyta po sikur të më pëlqejnë mustaqet e mia? E ke menduar?”

Një situatë shumë e zakontë në sallonet bukurisë dhe shumë vajza e gjetën veten dhe reaguan menjëherë në rrjetet sociale. E pazakontë në këtë mes ishte vetëm fakti që këtë histori e tregonte një politikane e famshme siç është Alexandria Ocasio-Cortez. Megjithatë, kjo histori e treguar nga ajo shërbeu për shumë vajza që kanë pasiguri në pamjen e tyre.