Nëse jeni ndër ata njerëz që i adhuroni xhinset dhe që i vishni më shpesh se çdo gjë tjetër, kemi një lajm të mirë për ju! Nuk do të jetë e nevojshme të hiqni dorë nga to as në plazh. Ju duket e çuditshme? Epo, tani është e mundur! Një dyqan online ka nxjerrë në shitje rrobat e banjës më të çuditshme që keni parë ndonjëherë.

Bëhet fjalë për disa rroba banje të cilat të japin idenë se janë xhins për shkak të printit që kanë, por në fakt materiali nga i cili janë bërë nuk është xhins. Çmimi i këtyre rrobave të banjës është $39.99. Brandi ofron bikini dhe trupore xhins për gra e vajza, por edhe për burrat ofron mbathje me po të njëjtin print. Si ju duket? Do t`i vishnit? Nëse po mund t`i porosisni këtu.