Edhe pse personazh publik, si të gjithë ne me siguri që edhe Orinda Hutës i duhet të bëjë çdo ditë pagesa faturash përmes shërbimeve në institucione të ndryshme shtetërore apo private, qofshin. Por, me sa duket ajo ka një shqetësim të madh, të cilin më në fund vendosi që ta bëjë publik duke e ndarë me të gjithë ne.

Ka lidhje me pagesat dhe mos marrjen mbrapsht të kuponit tatimor, që sigurisht është një formë ligjore që legjitimon pagesën e kryer. Fakti që nuk e merr mbrapsht një të tillë, realisht të jep ndjesinë sikur dikush po fut dorën në xhepin tënd, po merr paratë e nevojshme dhe ikën, zhduket...pa marrë asgjë ti në këmbim, si konsumator apo si individ që kërkon të jesh në rregull me veten dhe shtetin, duke kryer detyrimet dhe pagesat e duhura. Në këtë pikë, duket sikur Orinda ka shkruar për të gjithë ne, por me statusin e personit publik, shqetësimi merr tjetër vlerë.

"Nuk e di a e ke edhe ti të njëjtën ndjesi, por mua më duket sikur më vjedhin kur nuk më japin faturë edhe pse paguaj aq sa më kërkohet...Sa gjynah që duhet t'a përjetojmë çdo ditë këtë gjë", shkruan ajo në postimin e saj të fundit në Instastory, ndërsa ka hapur edhe një votim, ku duken rezultatet në të. Plot 89% e njerëzve e kanë përkrahur haptazi moderatoren e njohur në shqetësimin e saj të fundit të bërë publik.

Dhe ka të drejtë apo jo?