Harry Shaw është një vogëlush nga Redhill, Surrey, i cili i ka dërguar një mesazh fatsjellës kampionit të Formula 1, Lewis Hamilton-it. Vogëlushi ia ka dërguar mesazhin nga shtrati i spitalit. Ai vuan nga kanceri dhe i kanë mbetur edhe pak ditë jetë për këtë arsye së fundi ka dalë nga spitali dhe po i kalon ditët e mbetura në shtëpi. Në videon ku shprehte mesazhin, Harry mbante një fotografi të firmosur nga Hamilton dhe një kapele, dhurata që ia kishte dërguar më parë kampioni.
View this post on Instagram
Duket se mesazhi i Harry-t ishte shumë frymëzues për Hamilton, i cili ia dedikoi atij fitoren e së shtunës në Spanish Grand Prix. Pas kësaj, Hamilton i dërgoi një prej makinave të garave dhuratë Harry-t.
Pas kësaj surprize, i ati i Harry-t, James u shpreh: “Nuk e njoh Lewis-in, por mendoj se e pamë se çfarë njeriu i mirë është. Ishte thjesht një mesazh i ndjerë, ai e fitoi Grand Prix për Harry-n dhe kjo do të thotë shumë për ne."