Dje ka filluar Festivali i Filmit në Kanë dhe të shumtë ishin personazhet e famshëm të pranishëm. E pranishme mes VIP-ave të famshëm ishte edhe modelja shqiptare me origjinë nga Kosova, Heidi Lushtaku, e cila është edhe bashkëshortja e boksierit Haxhi Krasniqi. Ajo dukej rrëzëllitëse e veshur me një fustan të bardhë të mbushur me xixa, ndrësa flokët kishte zgjedhur t`i bënte me onde natyrale.
Mes fotove që modelja postoi nga mbrëmja e kaluar, nuk mund të kalonte pa rënë në sy një shkrepje me Selena Gomez-in. Të dyja vajzat dukeshin shumë të afërta me njëra-tjetrën teksa jepnin një puthje për kameran. Nuk e dimë nëse mes tyre ka miqësi apo bëhet fjalë për një foto dhe asgjë më shumë, megjithatë fotoja që na dhuruan ishte një surprizë e bukur.
View this post on Instagram