Tashmë është bërë e shpeshtë që personazhet publikë “të bëjnë xing” me të njëjtat veshje. Nuk ka asgjë të çuditshme, por duhet ta pranojmë që sapo shohim dy ose më shumë VIP-a me të njëjtën veshje fillojmë të mendojmë se kujt i shkon më shumë apo se kush e ka kombinuar më mirë. Kësaj radhe do të krahasojmë Beyonce-n me këngëtaren shqiptare, Bebe Rexhën.
Të dyja këngëtaret kanë pozuar të veshura me një ‘bodysuit’ në ngjyrën blu të errët, me printe të kuqe dhe kjo veshje i përket markës Marine Serre. Bebe e ka veshur me një palë këpucë stiletto dhe e ka kombinuar me një kapele të kuqe, ndërsa Beyonce e ka veshur me një pardesy të zezë me shkëlqim, sandale dhe me një çantë në formë sfere nga po e njëjta markë.
Kujt i shkon më shumë sipas jush?