Mëngjesi është koha më e mirë për të bërë seks, por gratë shpesh nuk e ndjejnë këtë gjë. Burrat po, ata janë gjithmonë gati! Sa për femrat situata është ndryshe, pasi jo të gjitha duan marrëdhënien herët në mëngjes. Arsyet, janë shumë: fëmijët, puna, koha e shkurtër që duhet shfrytëzuar për të bërë një dush, etj. Epo, ndoshta ato nuk e dinë se seksi në mëngjes nuk është vetëm i mirë, por është një ilaç i vërtetë: le të zbulojmë pse!
1. Ju jeni më shumë të relaksuar. Në mbrëmje, pas një dite pune, ndihet lodhja dhe kjo largon dëshirën për të bërë seks. T'a bësh atë pas një gjumi të mirë të natës është definitivisht më i mirë! 2. Përmirëson intimitetin. Fillimi i ditës me përkëdhelje dhe seks ndihmon për të përmirësuar të kuptuarit e çiftit dhe të qëndruarit të lidhur fort mendërisht me partnerin gjatë gjithë ditës.
3. Fuqizon sistemin imunitar. Marrëdhëniet e shpeshta seksuale ndihmojnë në ngritjen e sistemit imunitar. Të bësh atë herët në mëngjes, pra, është më mirë se marrja e një shtojce të kësaj vitamine!
4. Përmirësimi i vetëvlerësimit. Fakti që partneri juaj ju bën të ndiheni të bukur dhe seksi edhe kur jeni të zgjuar, kur sigurisht që nuk jeni në shkëlqimin maksimal dhe pa nevojën për veshje seksi ose të tjera, mund t'ju bëjë të ndiheni mirë me vetëbesimin.
5. Lufton stresin. Gjatë marrëdhënieve seksuale trupi lëshon endorfina, hormonet e lumturisë, të cilat japin humor të mirë dhe ndihmojnë në luftën kundër stresit dhe depresionit.
6. Ju bën të humbni peshë. Hiqni dorë nga seksi sepse para se të shkoni në punë, sepse duhet të shkoni në palestër apo të ecni në park? Zgjedhje e gabuar: një raport intim një orë i djeg të njëjtat kalori për aq kohë sa ju qëndroni në palestër.
Pse meshkujt e duan seksin e mëngjesit? Kur bie alarmi, pas një nate të gjatë gjumi të qetë, jeta e përditshme plot tension na bën thirrje...Ne nuk kemi gjithnjë kohë për t'ju kushtuar partnerit tonë, veçanërisht në marrëdhëniet intime që shkojnë përtej një puthjeje të thjeshtë në mëngjes. Shumë keq që, pavarësisht nga koha e shkurtër dhe alarmi, burrat përjetojnë një ndjesi krejtësisht të ndryshme. Arsyet pse gratë nuk duan të kenë marrëdhënie me partnerin e tyre mund të jenë të shumta: ndër më të rëndësishmet dhe më të njohurat janë mungesa e kohës, mungesa e energjisë dhe mungesa e interesit.
Meshkujt nuk e mendojnë këtë gjë, ndaj përpiquni që ta ndryshoni këtë trend!