Një gjykatë në Stamboll ka marrë më në fund vendimin për të dënuar me burg një grup të pandehurish prej 13 personash, të cilët, një vit më parë u dënuan me akuzën e përdorimit të lëndëve narkotike. Mes grupit, në skandal u përfshinë edhe aktorët ÇaÄ?atay Ulusoy, i njohur për rolin e Sarpit në serialin “I infiltruari”, aktorja Gizem Karaca dhe këngëtari Cenk Eren. Dënimi fillestar ishte 4 vite e 2 muaj, por tani gjykata e ka ulur në 10 muaj.
Të mërkurën është mësuar nga mediat turke se gjykata jo vetëm që e uli dënimin, por edhe e shtyu implementimin me 5 vite.
Siç është mësuar, aktorët ishin në mesin e 34 personave të arrestuar në një operacion antidrogë në Stamboll, në janar të vitit 2013, por më pas u lanë të lirë me kusht. Gjyqi ndaj tyre vazhdonte prej më shumë se 6-vjetësh.
Aktorët kanë hedhur poshtë akuzat për trafikim droge, edhe pse disa prej tyre kanë pranuar se kanë përdorur drogë.
27-vjeçari Ulusoy, një prej aktorëve më të famshëm të serialeve turke, aktualisht po xhiron një serial për gjigantin “Netflix”. Ndërsa aktorja dhe modelja Gizem Karaca është e njohur për shumë role, mes të cilëve edhe “Dashuri Pa fund”.