Në rrjetet sociale njerëzit janë të lirë të japin mendimet e tyre, rreth pamjes dhe veshjeve të vipave. Mirëpo, ndonjëherë ata e kalojnë masën duke gjykuar më shumë seç duhet personazhet e famshëm. Njësoj kanë vepruar edhe me aktoren e njohur “Hyrrem” të serialit “Sulejmani i Madhërishëm”. Meryem Uzerli është shfaqur në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës me një fustan tipik për evenimente të tilla, mirëpo ndjekësve të saj nuk i ka pëlqyer transparenca e fustanit.

Kjo zgjedhje e Hyrremit është komentuar jo për mirë, pasi kohët e fundit aktorja është vënë në qendër të "sulmeve" edhe për shkak të operacioneve plastike që ka kryer. Fansat mendojnë se ajo ka ndryshuar tërësisht në pamje dhe veshje.