Çfarë mundet të zhbëjë atë që nëna natyrë e ka krijuar me shumë kujdes? Asgjë! E kur kjo mrekulli funksionon, ajo mund të punojë maksimalisht edhe për ju dhe trupin tuaj. Nuk po flasim për produkte të përpunuara në laboratore, për përmbajtje kimikatesh, paraben e sulfate...Asnjë nga këto! Bëhet fjalë për produkte që i përkasin mjekësisë popullore e që janë "shpëtim" i vërtetë për një larmi sëmundjesh e problematikash që ju mund të përballeni. A keni dëgjuar për Moringa-n dhe superfuqinë e saj?

Është koha ta mësoni tani! Si pjesë e Salvia produkte natyrore, gjithçka në këto prodhime bimore i gëzohet përbërjes 100% natyrale, direkt nga natyra dhe që vepron në mënyrë ideale me organizmin dhe trupin tuaj. Nga problemet me veshkat, tek ato kardio-vaskulare, të prostatës, të aparatit tretës dhe shumë sëmundje të tjera që tashmë mund t'i trajtoni edhe përmes vetive çudibërëse të çajrave dhe bimëve natyrale të prodhuara enkas për ju nga Salvia produkte natyrore. Ju do gjeni shërim!

Fillesat e studimit të mjekësisë popullore në Shqipëri datojnë në vitin 1976 me krijimin e Institutit të Mjekësisë Popullore ( IMP). Veprimtaria e këtij instituti, ku morën pjesë një numër specialistësh mjekë e farmacistë në grumbullimin e traditës më të mirë  popullore në mbarë vendin tonë, dhe kjo punë u trasformua  me zhvillimin e skedave me metoda popullore (rreth 12 mijë skeda). Gjatë kësaj periudhe janë kryer disa studime të këtyre metodave popullore duke mundësuar evoluimin e formave si dhe janë kryer studimet eksperimentale e klinike të tyre, por kjo punë përfundoi në vitin 1992.

Prej 1995, Salvia Produkteve natyrore  nisi rrugëtimin në zhvillimin e çajrave bimor & mjekësor, vajrave natyror & suplemente ushqimor duke i dhënë një shtysë inovatore mjekësisë popullore. Ata kanë investuar në studimin e bimëve mjekësore për shëndetin e njeriut me besimin se natyra mund të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Produktet e tyre kanë provuar efektshmërinë në trajtimin e gurëve në veshka, trajtimin e sëmundjeve të prostatës, trajtimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, trajtimin e djegies, të sëmundjeve të aparatit tretës, të aparatit kardio-vaskular, etj. Në sajë të zbatimit të praktikave të mira të punës, ata garantojmë cilësi  në produktet e tyre. Eksperienca në prodhimin dhe përpunimin e bimëve të ndryshme duke ruajtur vlerat e përbërësve aktivë të tyre është forca e produkteve të Salvia-s sepse janë rrjedhë e studimeve të shumta të IMP dhe të përvojës  shumëvjeçare. Salvia produkte natyrore është e përkushtuar në përpunimin e fraksionimin e 77 produkteve të pastra nga kontaminime apo përmbajtje të produkteve me origjinë shtazore.

Vizioni i tyre është të përdorin bimë që rriten në natyrë dhe zonat e larta të vendit tonë ku ruhet edhe biodiversiteti.

Synimi është të ofrojnë produkte të një cilësie të lartë në kushte higjienike dhe sanitare sipas ligjeve në fuqi përmes përfshirjes së plotë të punonjësve të dedikuar për të arritur besimin dhe kënaqësinë e klientëve tanë. Salvia produkte natyrore është e angazhuar në përmbushjen e misionit të saj përmes përmirësimit të vazhdueshëm të praktikës prodhuese sipas kërkesave të klientëve.

Po ku qëndron superfuqia e Moringës që ndryshe njihet si Bima e mrekullive? Falë vetive shumë të mira nutritive që ka, gjethet e kësaj bime janë të pasura me proteina, vitamina e kripra minerale. Ajo është fantastike për t'u përdorur në sallatra e ndryshme që konsumoni çdo ditë në shtëpitë dhe familjet tuaja. Ose si përbërës shtesë në smoothie plot vlera ushqyese që i përgatisni vetë me aq kujdes. Moringa është e pasur në kalcium, kalium, natrium, hekur, magnez, zink. Prania e këtyre ushqyesve esencialë dhe mineral bën që Moringa të përdoret si një përbërës i vlefshëm në dietat e shëndetshme ushqimore.  

Si thoni për një recetë supe të shpejtë dhe të shijshme? Ajo merr më shumë vlera ushqyese nëse i shtoni një lugë pluhuri nga bima e Moringa-s.

Supë:

1 lugë gjelle me pluhur Moringa

1 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër

1 gjysmë qepe e grirë imët

1 thelpi hudhër

2 patate te qëruara

1.25 litër ujë

300 gr spinaq

Një majë luge arrë moskat

4 lugë gjelle krem pana

Rezultati? Është më shumë se e shijshme dhe ideale për organizmin tuaj, e pasur me vlera ushqyese dhe jo vetëm. Provojeni dhe do të na kujtoni!
Ju bëftë mirë!

https://www.instagram.com/salvia_al/