Kur qëndrojmë për një kohë të gjatë në Instagram, teksa shikojmë personazhet e njohur të duken aq perfekt mendojmë me vete: Si ia dalin të duken të tillë? Mos vallë përdorin Photoshop? Ky mund të jetë një “ngushëllim” për të mos u ndjerë keq, mirëpo ne sot do t’ju tregojmë disa truke tinëzare që ato përdorin për të dalë bukur në çdo foto. Mjafton që t’i aplikoni edhe ju për t’u dukur njësoj bukur:

Shikimi

Ky është truku më i përdorur nga vipat, kur ato përpiqen të duket të reja dhe më femërore. Ato ngushtojnë sytë dhe bëjnë një buzëqeshje të vogël. Ky truk ju ndihmon që të rrisni mollëzat dhe fytyra juaj duket më e re.

Flokët në njërën anë

Vajzat mund të mësojnë disa truke nga Kylie Jenner, e cila preferon t’i mbajë flokët e saj në anën e djathtë kur realizon foto. Nëse i mbani flokët në këtë mënyrë, konturi i buzëve tuaja do të duket më bukur dhe ju do të keni një pamje mahnitëse. Ky truk ju bën gjithashtu të dukeni një vajzë me flokë më të gjata.

Fotot realizojini nga lart

Realizimi i fotove nga lart është një metodë që shumë fotografë e përdorin. Kjo mënyrë shmang një mjekër të dyfishtë ose ndriçimin e keq, që e bën fytyrën tuaj të duket jo mirë. Kjo metodë vlen edhe kur të tjerët ju realizojnë një foto.

Teknika e buzëqeshjes

Kjo nuk është një buzëqeshje e vërtetë: Domethënë nuk duhet ta hapni shumë gojën, por vetëm pak në mënyrë që të dukeni sa më e natyrshme. Kjo buzëqeshje e vogël, nxjerr në pah thjeshtësinë tuaj, por dukeni edhe më e re në moshë.

Ana juaj e majtë është gjithmonë ana juaj më e mirë

Me siguri shumë njerëz ju kanë thënë se duhet të gjeni anën tuaj më të mirë kur realizoni një foto. E keni vënë re se personazhet e famshëm, kur shkrepin foto qëndrojnë gjthmonë në anë të majtë. Sipas Universitetit Wake Forest, ana e majtë është gjithnjë më aktive pasi hemisfera e djathtë e trurit është përgjegjëse për të kuptuar dhe shprehur emocionet me sy. Pra, ana jonë e majtë është më ekspresive, delikate dhe e balancuar sesa ana jonë e djathtë.

Metoda e mjekrës

Njësoj si metoda e fotove nga lart, edhe metoda e mjekrës poshtë funksionon në mënyrë të ngjashme, mirëpo ky truk ju bën të dukeni më flirtuese dhe femërore. Duke e kthyer kokën anash, ky truk ju ndihmon të mos dukeni me një mjekër të dyfishtë. Përveç kësaj, kjo metodë i bën sytë tuaj të duken më të mëdhenj, pra automatikisht ju dukeni më tërheqëse.