Ka mjaftuar një foto e pak minutave më parë, një dixhiturë shoqëruese që i bëri lëmsh që të gjithë! Sidomos fansat dhe ndjekësit e shumtë të moderatores së njohur shqiptare Arbana Osmani. Teksa po punon për puntatat e fundit të këtij sezoni të suksesshëm të "Dua të të bëj të lumtur", prezantuesja ka postuar një foto ku shprehet: "Ditët e fundit në Top Channel. E lodhur, por e lumtur".
View this post on Instagram
Ka mjaftuar kaq dhe janë të shumë fansat që e pyesin se pse ky postim? Po largohet vallë nga Top Channel? Do kthehesh me sezonin e ri në shtator me siguri? Pikëpyetjet janë të shumta dhe le të shpresojmë që Arbana ndoshta do të japë ndonjë shpjegim në vijim.
Nuk dimë nëse ka vend për hamendësime për një largim të mundshëm të moderatores nga televizioni ku ka investuar bindshëm prej shumë vitesh për të ndërtuar profilin e një prezantueseje shumë profesionale dhe të dashur për publikun apo është thjesht një postim i rastit, ku Arbana Osmani ndan ditët e fundit të punës me sezonin e dytë të "Dua të të bëj të lumtur", për t'u rikthyer sërish fuqishëm në shtator me sezonin e ri, e plot surpriza dhe histori të reja interesante.
Na mbetet të presim zhvillimet në vijim për të mësuar të vërtetën e kësaj situate!