E keni menduar ndonjëherë se cila mund të jetë familja më e pasur në botë? Me të drejtë, mendja mund t`ju shkojë te një familje mbretërore dhe nuk e keni gabim. Por, nuk behët fjalë për familjen e famshme mbretërore të Britanisë së Madhe. Madje kjo familje është shumë larg të qenit familja më e pasur në botë, edhe pse pasuria e saj arrin vlerën e $88 miliardë dollarëve.

Familja më e pasur në botë është familja mbretërore e Arabisë Saudite. Pasuria e tyre arrin 1.4 trilion dollarë, me pak fjalë 16 herë më e madhe se ajo e familjes mbretërore britanike. Pjesëtarët e familjes mbretërore të Arabisë Saudite bëjnë një jetë luksoze me shumë shpenzime, avionë privatë, jahte luksoze dhe me mobilje prej ari.

Megjithatë kjo familje njihet edhe për bamirësitë e shumta që bën për njerëzit në nevojë.