Meghan Markle dhe princi Harry na njohën me djalin e tyre dy ditë pas lindjes së tij. Që nga ajo ditë nuk kanë preferuar të dalin më në publik me të voglin e familjes mbretërore. Pritet që dalja tjetër e tyre të jetë në pagëzimin e Archie-t. Teksa presim të shohim sërish Archie, shkencëtarët janë kuriozë dhe kanë shkuar më tutje me parashikimet e tyre.
Si mund të duket Archie kur të rritet?
Babai i Meghanit ka origjinë britanike, gjermane dhe irlandeze. Ndërsa nëna e Meghan është afrikano-amerikane. Dukesha e Sussex trashëgoi flokët e saj me ngjyrë, të valëzuar dhe sytë kafe.
Princi Harry ka gjakun mbretëror dhe rrënjët britanike. Ende mbetet një mister i madh se cili prej prindërve do të ketë gjene më të forta.
Sipas Associated Press, fëmija mund të ketë rreth 50% shans për të marrë flokët e kuqe të babait të tij. Mirëpo, çdo gjë mund të ndryshojë në të ardhmen.
Gjithsesi, këto janë disa alternativa se si mund të duket, djali i Meghan-t dhe princit Harry.