Dita e lindjes është një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e një njeriu, sidomos kur ndjen se rrethohesh nga dashuria dhe respekti i të gjithëve! Sigurisht, një ditë e vetme në kalendar nuk mjafton për të kuptuar gjithë dashamirësinë dhe adhurimin e njerëzve, sidomos kur je person publik, por gjithsesi ka vend për urime speciale, për surpriza të bukura dhe emocione të mëdha. Kështu, Besa Kokëdhima, këngëtarja e njohur shqiptare feston sot ditëlindjen dhe urimet për të kanë nisur që në mesnatë.
Por, me sa duket, dedikimin më të ndjerë dhe më emocionues e ka rezervuar mikja e saj, Elvana Gjata! Përmes, disa fotove të papublikuara më parë dhe një videoje, Elvana ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për t'i uruar koleges dhe mikeshës së saj të ngushtë një ditëlindje të paharrueshme.
Veçmas tyre, ajo ka zgjedhur edhe disa fjalë emocionuese: "“Gëzuar ditëlindjen, artiste e pabesueshme dhe mikja ime më e mirë. Të dua kaq shumë”, i ka shkruar Elvana në dedikimin e saj të ndjerë mikeshës së ngushtë Besa Kokëdhimës në këtë ditë kaq speciale.