Marrëdhënia e Bradley Cooper me Irina Shayk mori fund dhe duket se Lady Gaga paska pasur lidhje me këtë vendim të çiftit. Sipas Metro, Shayk ka akuzuar Bradley-n për tradhti kur pa se ai dhe Lady Gaga ishin më të afërt se ç`duhej me njëri-tjetrin.

“Marrëdhënia e Bradley-t me Irina-n filloi të ftohej kur ai filloi të xhironte filmin me Gaga-n. Ajo e ka akuzuar shpesh Bradley-n se e tradhtonte me Gaga-n. Që prej asaj kohe Irina nuk i ka besuar më atij”, -është shprehur një burim duke shtuar se zënkat mes tyre u shtuan shumë.

Modeles i dukej “e papërshtatshme” marrëdhënia që partneri i saj kishte me kolegen. Për më tepër që ata filluan të udhëtonin shpesh dhe të afroheshin gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Performanca e tyre në natën e çmimeve “Oscars” ishte një tjetër goditje për marrëdhënien e tij me Irina-n.

Nuk dihet cila është e vërteta e ndarjes së çiftit, por marrëdhënia e Bradley-t me Gaga-n ka ndikuar padyshim në vendimin përfundimtar.