Ka ndodhur gjithçka në mënyrë të befasishme dhe ndërkohë që emisioni "Open" ishte live në transmetim në Top Channel! Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia është ndaluar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim.
Spahia u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni për faktin se kërkohej nga policia, pas situatës dhe incidenteve që u krijuan dje në Shkodër. “Unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”, tha ai teksa nisej për në studio, po rrugës është ndaluar nga policia. Ish-deputeti u shpreh se nuk kishte marrë asnjë shkresë zyrtare se ishte në kërkim, madje shtoi se nuk kishte organizuar asgjë në Shkodër e gjithçka ishte thënë në media ishte sajesë dhe aspak e vërtetë.
Ende nuk dihen zhvillimet e fundit në lidhje me këtë ngjarje, por çdo detaj nga momenti i ndalimit të ish-deputetit është transmetuar mbrëmë live në Top Channel dhe videoja ka bërë tashmë xhiron e medias shqiptare.