Një çështje, e cila po diskutohet vazhdimisht kohët e fundit është se sa të pasigurt jemi për ato që konsumojmë. Pak ditë më parë, në një deklaratë për Ora News, kreu i Qendrës së Mbrojtjes së Konsumatorit, Hasan Stafa, foli për rrezikun ndaj të cilit janë të ekspozuar qytetarët që konsumojnë ushqime të pasigurta që tregtohen në kushte skandaloze.

“[Nga ushqimet] Siç janë sufllaqet, hamburgerat e të tjera... ka patur raste kur konsumatorët kanë patur probleme, sepse produktet nuk janë të sigurta, si sallami apo djathi. Nuk tregtohen siç duhen, por nën rrezet e diellit”, -është shprehur Stafa.

Ndaj kësaj çështjeje nuk mund të qëndronte indiferent një shef kuzhine siç është Renato Mekolli. Ai është shprehur i revoltuar me këtë çështje, por më shumë me njerëzit që sakrifikojnë cilësinë e ushqimit për të kursyer disa para duke vënë në rrezik shëndetin e tyre.

Mirë të na bëhet të gjithëve, sepse shkojmë për 100 lekë më pak në restorantet më të lira që çdo gjë merret gati dhe nuk japim 100 lekë në restorantet më të mira dhe të shijojnë vërtet diçka të mirë. (Nuk ke lekë? Ha në shtëpi, por jo mbeturinat që të japin, se një burger të mirë nuk ka shanse ta hash më pak se 600 lekë, në të kundërtën shkojmë në spital të gjithë)”, -ka shkruar Renato në Instastory, bashkëngjitur deklaratës së Hasan Stafës.