E gjithë bota po shqetësohet për shëndetin e kancelares gjermane, Angela Merkel. Gjatë takimit me Frank-Walter Steinmeier në Berlin, Angela Merkel ka pasur sërish dridhje të trupit të pakontrolluar. Dikush është ofruar menjëherë me një gotë ujë, por ajo ka refuzuar ta pijë. Kjo nuk është hera e parë që Merkel dridhet në publik.

Edhe gjatë takimit me presidentin e Ukrahinës në Berlin, Merkel kishte të njëjtën dridhje, por u shpreh më pas se kjo gjë i kishte ardhur si pasojë e dehidratimit të trupit. Sa i përket rastit të dytë, zëdhënësi i saj është shprehur thjesht se ajo është “mirë”.