Shija e freskisë dhe frutave brenda një shisheje! Ju duket mikluese si ide? Cila pije mund ta ketë fuqinë që të të "fiksojë" që me gllënjkën e parë? Nëse edhe ju jeni gati t'i bashkoheni kësaj sfide, duhet të fiksoni këtë emër...Shampanja Taittinger është përgjigja! Është shija që ju duhet jo vetëm në këto ditë të nxehta vere, me vapën përvëluese dhe temperaturat e larta. Jo vetëm, si shoqëruesja juaj më e mirë në arratisjet larg Tiranës së zhurmshme, diku në bregdet me miqtë, duke pirë një gotë buzë detit, teksa dallgët përplasen tek këmbët tuaja dhe ju ndjeni rërën t'ju përcëllojë nën këmbë...Kjo shampanjë është shija delikate që ju mbetet gjatë në qellzë dhe në gjithë qenien tuaj. Sepse ka aftësinë të transformojë gjendjen tuaj, në çdo okazion apo vend ku jeni të pranishëm...Në familje, me shoqërinë, me të dashurin/ën, kudo...E orientuar tërësisht drejt frutave, ndjesia që merr në momentin e parë sapo e provon është ajo e freskisë. Super e lehtë, e gazuar, por jo me tepri, shampanja Taittinger është shija që ju duhet të gjithëve.

Për herë të parë në Shqipëri këtë shampanjë e sjell me ekskluzivitetin e distribucionit dyqani Santa Margarita në kryeqytet që ndodhet në një nga zonat më strategjike të Tiranës, pikërisht tek Libri Universitar. Është pija e preferuar e James Bond! Ka një histori suksesi 300 vjeçare! Prej vitit të parë të krijimit të kësaj shampanje nga vreshtat e familjes së njohur Taittinger në Francë e deri më sot, kjo pije është absolutisht një brand name ndërkombëtar.

Prezantimi nga afër i shampanjës Taittinger u bë në një event shumë të këndshëm që u organizua dy ditë më parë në kryeqytet, ku të pranishmit e shumtë në të, personazhe të njohur të botës së biznesit dhe ekranit, e prekën nga afër shijen e shampanjës Taittinger. Organizimi dhe detajet e eventit ju besuan Class Events, ku lule te freskëta, photobooth-i dhe çdo detaj tjetër ju bashkua më së miri natyrës së aktivitetit.

Me një kualitet fantastik, kjo pije unike është prej shumë vitesh traditë e familjes së famshme Taittinger që shumicën e rrushit e kultivon vetë dhe është kujdesur që ta përcjellë brez pas brezi këtë traditë familjare për të mos e cënuar shijen dhe cilësinë që kjo shampanjë ka.

Me një çmim të arsyeshëm, shampanjën Taittinger mund ta blini për okazione nga më të ndryshmet: për ta shijuar vetë, si një ide fantastike dhurate, për ta ndarë me miqtë apo kolegët tuaj, për gjithçka!

Kjo është shija që ju duhet! Provojeni edhe ju!