Pak kohë më parë një deklaratë e moderatorit Ermal Peçi bëri xhiron e mediave. Gjatë një interviste me Kastro Zizon ai u shpreh se "vajzat e ekranit nuk janë aq të mira sa në ekran për t`i pasur të dashura". Sot ai ishte i ftuar në "Pop Culture", ku u detyrua ta shpjegonte këtë deklaratë. Dojna i kërkoi të tregonte se çfarë ka dashur të thotë duke qenë se ajo, si një vajzë ekrani, u ndje e ofenduar nga këto fjalë. Ermali nuk ka hezituar ta sqarojë duke treguar edhe pak nga eksperienca e tij personale.
"Për shembull, raporti im i fundit: Ajo kishte primare punën. Gjatë gjithë kohës në punë, e lodhur... Unë nuk dua një njeri që nuk e ka këtë ngarkesën mediatike televizive mbi të gjitha, absolute. Ashtu siç dua që në atë pjesën time private të jetë ndryshe, të mos jetë ajo fasada. Mos më thuaj që ti nuk ke një veshje [qëndrim] ndryshe në ekran dhe ndryshe në përditshmëri?" -ka përfunduar Ermali me një pyetje drejtuar Dojnës, e cila e ka mohuar të jetë në ekran ndryshe nga ajo që është në përditshmëri.
Jeni më të qartë tani?