Të premten shpesh ju nuk keni produktivitet, por me pak përqendrim dhe duke u dhënë përparësinë e duhur gjërave, ju mund ta nisni fundjavën pa stres dhe të jeni gati për javën e ardhshme.

Më poshtë janë disa këshilla nga gjashte sipërmarrës se si e mbyllin javën e punës…

1.Identifikoni përparësitë tuaja në listën e gjërave për t’u bërë

“Mënyra më e mirë për të qenë të sigurt se jeni në rregull para se të vijë fundjava është identifikimi i punëve parësore. Kur shkruaj listën e gjërave për t’u bërë, i rendis ato sipas A, B, C – në varësi të rëndësisë dhe shoh me qartësi shoh se çfarë është e rëndësishme dhe se çfarë do të më sjellë para.

Çdo ditë e nis duke u përballur me punët ‘A’, për shembull ‘finalizoj një marrëveshje’, edhe pse do të kisha më shumë qejf të bëja një punë ‘C’, si për shembull ‘të mbjell lule në kopshtin tim’. Mbyllni numrin më të madh të mundshëm të punëve ‘A’ para se të nisë fundjava dhe do të jeni në një formë të shkëlqyer për të ecur përpara”.

-Barbara Corcoran, themeluese e The Corcoran Group

2.Shkruani email-e të rëndësishme në draft, para se t’i nisni të hënën

“Mendojeni fundjavën si pak ditë pushimesh. Nëse do të niseshit me pushime, çfarë do të përfundonit më parë që t’i shijonit sa më shumë ato? Në vend që të shkruan dhe dërgoni email-e herë pas here, do të parapëlqej t’i shkruaj të gjithë të premten për javën në vijim. Më pëlqen t’i përfundoj gjithë punët e rutinës, dhe e vetmja që për të cilën dua të shqetësohem të dielën në mbrëmje është për email-et që duhet të nis të hënën.

Kjo teknikë më ndihmon të shmang gjëra për të cilat do të preferoja të mos shpenzoja shumë kohë. Në vend të kësaj mund të përqendrohem në gjëra që më pëlqen të bëj më shumë dhe të eci përpara me biznesin tim”.

-Yuri Elkaim, themelues dhe CEO i Healthpreneur, ish-atlet profesionit dhe një ndër autorët më të shitur të New York Times

3.Shkruani listën e punëve për t’u bërë javën tjetër

“Kjo është gjëja kryesore për mua për të pasur një plan solid veprimi për javën e ardhshme. I jap përparësi axhendës sime, nga punët më të rëndësishme tek ato më pak të tilla. Më pas, duke nisur nga e hëna në mëngjes, përqendrohem se si t’i bëj këto gjëra duke ruajtur rendin e tyre. M’u deshën rreth 3 javë për ta vënë në zbatim këtë rregull. Tani kryej punët më të rëndësishme çdo javë, e menaxhoj më mirë kohën dhe i shijoj edhe më shumë fundjavat”.

-Guy Sheetrit, CEO i Over The Top SEO, e cila jep zgjidhje të personalizuara për marketing SEO për e-commerce, kompanitë lokale dhe Fortune 500

4.Planifikoni axhendën e javës së ardhshme

“Çfarëdo gjëje planifikoj në axhendë, e kryej. Bëj gjithnjë një axhendë për javën e ardhshme, dhe rianalizoj katër fusha të jetës sime: Shëndeti, jeta personale, biznesi dhe marka personale. Vetëm kështu e përcaktoj se kur do të bëj ushtrime fizike, me cilin prej anëtarëve të familjes apo miqtë do të bëj një bisedë të rëndësishme, çfarë duhet të bëj në mënyrë që biznesi im të ecë para etj.

Një nga gjërat që s’më pëlqen – për të cilën ju këshilloj – ta nisni të hënën duke kontrolluar email-in dhe të mendoni: ‘Nga duhet t’ia nis’. Më pëlqen t’i kaloj fundjavat e qeta duke e ditur se kam planifikuar gjërat kyçe në jetën personale dhe profesionale”.

-Michel Falcon, sipërmarrës dhe folës i shquar me ekspertizë në përvojën e klientit, kulturën e kompanisë dhe angazhimit të punonjësve. Ka punuar me kompani të njohura si McDonald’s Canada, Electronic Arts, dhe Lush Cosmetics; është autor i librit ”People-First Culture”

5.Përmbushni gjithë “qëllimet e mëdha”

“Besoj në fuqinë e vendosjes së objektivave. Përcaktoj qëllime çdo ditë dhe çdo javë për veten, përveçse objektivave më mëdhenj mujorë apo akoma më të mëdha, në një vit. Përpara se të vij fundjava, sigurohem që kam arritur gjithë objektivat që i kisha vënë vetes për javën.

Në rast të kundërt, shpenzoj disa orë gjatë fundjavës për t’i përmbushur të gjitha. Pa vetëdisiplinë, jeta jonë do të drejtohej nga gjendja jonë shpirtërore dhe do të ishte e paparashikueshme. Nëse nuk angazhoheni ditë pas dite, dikush me vullnet më të fortë, mund t’ju rrëmbejë mundësi të arta”.

—Andres Pira, real estate developer, themelues dhe CEO i Blue Horizon Developments, dhe autor i “Homeless to Billionaire: The 18 Principles of Wealth Attraction and Creating Unlimited Opportunity”

6.Përfundoni “pesë të parat”

“Kemi në dispozicion një sasi të kufizuar kohe dhe energjie, për këtë arsye është jetike ta shpenzoni ditën me produktivitet dhe duke qenë efikasë. Si CEO i një kompanie që po rritet, çdo ditë është e mbushur me shpërqendrime të shumta që tërheqin vëmendjen time. Çdo të hënë në mëngjes e nis javën me përkujdesje ndaj vetes (si për shembull, pi ujë, bëj ushtrime fizike etj.).

Më pas përcaktoj pesë objektiva të rëndësishme për javën, duke përfshirë edhe ato që janë të rëndësishme, por jo urgjente.Çdo ditë të javës përcaktoj “top 5” time që më afrojnë drejt pesë objektivave të javës. Më pas, para se të nisë fundjava, sigurohem që i kam arritur këto pesë qëllime”.

-Will Kleidon, themelues dhe CEO i Ojai Energetics

Burimi: CNBC/monitor.al/