E dimë mirë se kush quhen influencues Instagrami - persona që kanë një numër të konsideruar ndjekësish te të cilët ndikojnë me anë të postimeve dhe që, për më tëpër, paguhen për reklamimet që bëjnë në faqen e tyre. Aspak keq, ë? Nëse edhe juve ju tingëllon si diçka e bukur, atëherë mësojeni një herë e mirë si mund të bëheni të tillë. E dini sa ndjekës duhet të keni që të quheni një VIP Instagrami dhe të piketoheni nga reklamapaguesit?
Sipas Autoritetit të Standardeve të Reklamimit (Advertising Standards Authority), çdokush me mbi 30,000 ndjekës quhet influencues dhe kjo do të thotë, po ashtu, se duhet t`u qëndrojë strikt edhe rregullave të reklamimit. Rikujtojmë se pak kohë më parë u vendos rregull i detyruar se çdo influencues dhe person publik duhet të deklaronte reklamat duke vendosur hashtagun #ad në postimet reklamuese, në të kundërt duhet të përballet me pasojat.
Nëse kishit menduar se duhet të kishit më shumë ndjekës për t`u quajtur influencues, e kishit gabim. Tani futjuni punës të rrisni faqen tuaj!