Të dalësh çdo ditë në ekran është paksa e vështirë për moderatorët. Përveç organizimit të emisionit, ato duhet të mendojnë edhe çfarë të veshin. Sfida e çdo emisioni mbetet edhe kombinimi i ditës. Me siguri edhe Bieta Sulo e ka këtë “problem”. Nga e hëna në të premte në transmetim, Bieta tashmë është kthyer edhe në një stiliste, sepse koha dhe emisionet e përditshme e kanë detyruar të gjejë zgjidhjen më të shpejtë dhe më të bukur për veten. Nëse kontrollon profilin e saj në Instagram, janë të rralla fotot që ajo realizon jashtë studios të “Ftesë në 5”.

Në emision, ajo pëlqen ngjyrat e forta dhe fustanet janë pjesë e pandashme e saj. Në përgjithësi Bieta ka një stil të thjeshtë, është sportive, por nuk mungojnë as takat që e bëjnë atë të duket edhe më elegante. Ne sot kemi zgjedhur 10 veshjet e saj më të bukura në emision. Ju mund të votoni atë që pëlqeni më shumë…