Dua Lipa u nda nga i dashuri i saj Isaac Carew, pas 18 muajsh lidhje së bashku. Vetëm një muaj më parë çifti u fotografua në Met Gala krah njëri-tjetrit. Mirëpo, diçka ndodhi mes tyre dhe çifti u ndanë sërish. E shkruajmë sërish sepse ata janë ndarë dhe ribashkuar edhe një herë tjetër. Po le ta marrim historinë me radhë: Dua Lipa u njoh me shefin e kuzhinës në vitin 2013 dhe ata ishin bashkë për 3 vite e gjysmë deri në vitin 2017.
Këngëtarja e hitit “The New Rules” më pas u lidh me Paul Klein, 31 vjeç, po kjo ishte një romancë e shkurtër. Dua u rikthye me Isaac në janar të vitit 2018.
Një burim pranë çiftit tha asokohe ”Dua dhe Isaac kanë luftuar shumë që të riktheheshin me njëri-tjetrin. Ata donin që gjërat mes tyre të funksiononin, edhe pse Dua 3 vitet e fundit, e ka marrë botën anë e mbanë”.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Gjithsesi, pas ndarjes së dytë, Dua nuk vonoi shumë dhe u fotografua në krahët e Anwar Hadid, vëllait të motrave të famshme modele Gigi dhe Bella Hadid.
Çifti i ri showbiz-t dukeshin mjaft të lumtur me njëri tjetrin, ndërkohë Issac duket se nuk e ka harruar ende yllin e muzikës pop. Nga një kontroll në Instagram-n e tij, vumë re se ai mban çdo foto që ka realizuar me Duan gjatë lidhjes së tyre. Asnjë foto e fshirë. Ndërkohë Dua, ka mbajtur vetëm dy të tilla.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Fansat i shkruajnë shefit të kuzhinës se ka ardhur koha për t'i fshirë fotot, mirëpo ai mesa duket dëshiron t'i mbajë kujtim, ose nuk e ka harruar ende Duan.