Sapo u nda nga Angelina Jolie, çfarë bëri Brad Pitt? Telefonoi ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Aniston. Kjo telefonatë edhe pritej në fakt. Edhe pse Brad pas ndarjes me Aniston u shpreh se martesa e tyre kishte qenë e mërzitshme, sërish aktorja i është përgjigjur telefonatës së tij.

Sipas një burimi për Us Weekly, Pitt e telefonoi Ansiton dhe gjeti ngushëllim tek ajo, për periudhën e vështirë në të cilën po kalonte.

Burimi vazhdon dhe tregon se Pitt dhe Aniston shfrytëzuan rastin për të folur dhe për të kujtuar kohët e vjetra. Folën së bashku edhe për mundësinë e rikthimit, por më pas ranë dakord që të mbeteshin vetëm miq.