Të kesh marrëdhënie seksuale në errësirë ​​mund të duket si diçka misterioze dhe fizikisht e kënaqshme për partnerët e përfshirë. "Është një mit që vetëm meshkujt janë të orientuar vizualisht gjatë seksit", thotë terapisti i seksit në Nju Jork, Ian Kerner. Nëse nuk e shihni partnerin tuaj, ju jeni duke humbur një aspekt të madh të stimulimit ndijor.

"Të bërit seks me drita të ndezura bën që të ekspozoheni më shumë tek partneri juaj dhe të krijoni mundësinë e besimit më të madh për ta njohur kështu më mirë njëri-tjetrin. Kjo mund të tingëllojë shumë seki, sepse ju keni kontaktin me sy dhe shihni reagimet dhe kënaqësitë e partnerit", shton doktoresha.   

Nëse jeni akoma pak në mëdyshje për ndriçimin në dhomën e gjumit, përpiquni të fokusoheni në këto pesë faktorë bindës.

via GIPHY

Mund ta bësh atë në çdo kohë

Gjëja e vështirë e të bërit seks në errësirë është se gjithçka është tepër e kufizuar. Përshëndetje, seks në mëngjes?! Duke lënë dritat hapur, e sidomos ato të diellit në mëngjes ju i hapni vetës një botë të re gati për t'u eksploruar.

via GIPHY

Është praktikisht porno falas

Dritat gjatë seksit janë të këndshme, por ju mund ta shihni veten teksa kryeni këtë akt. Vendoseni veten para pasqyrës në dhomën e gjumit, rregulloni shikimet tuaja dhe shtypni butonin e regjistrimit në videokamerën tuaj nëse ndiheni veçanërisht të guximshëm.

Evitoni aksidentet gjatë seksit

Kjo është veçanërisht e dobishme pas një nate kur keni pirë alkool mjaftueshëm. Ndaj, ndizni dritat njerëz.

Mund ta shohësh atë që ai po bën

Udhëzimi verbal është parathënia që ju duhet në çastet intime. Çfarë është më mirë se një stërvitje vizuale? Mos kini frikë të tregoni pjesë nga trupi juaj...

Do të ndiheni të fuqizuar

Kur merrni kontroll duke vënë në qendër të vëmendjes jetën tuaj seksuale, do të ndiheni të fuqizuar, të eksituar dhe të etur për të marrë veten në dorë, pse jo edhe partnerin.