Nëse jeni mbi të 20-at me siguri ju kujtohen sandalet plastike transparente të fëmijërisë. Epo, erdhi koha të bëheni nostalgjikë, pasi thonjtë e momentit do t`jua sjellin para syve. Ky trend është rikthyer në 2019-ën, por si art thonjsh. Ka pafund modele që do t`ju bëjnë të lini menjëherë takim tek estetistja.
Ky trend thonjsh është bërë viral dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi është shumë veror dhe për më tepër shumë vajzëror. Hidhuni një sy modeleve të poshtme për të krijuar një ide për modelin e radhës.