Prej kohësh qarkullojnë lajme, se këngëtari i njohur Gent Fatali është në një lidhje me motrën e reperes, Loredana Zefit, Rozafën. E kanë pranuar me foto të ndryshme, por edhe e kanë mohuar në intervista të ndryshme që janë çift. Gjithsesi, sot i ftuar në emisionin e Rudinës, Genti është pyetur se a është i dashuruar?

“Ndoshta”,-ka qenë përgjigjja e tij.

Rudina ka insistuar më shumë duke e pyetur nëse janë të vërtetë zërat se është në një lidhje me motrën e Loredanës?

I buzëqeshur, me sytë që thonin po, Genti ka thënë nuk është i lidhur me Rozafën, edhe pse fytyra e tij, tregonte tjetër gjë.

Reagimi i Rudinës ka qenë “Seriozisht e ke”? Ajo e ka uruar çiftin sepse dukej qartazi nga përgjigjja që ata janë bashkë. Vulën ia ka vënë Genti në fund, kur Rudina e pyeti se çfarë duhet të këtë një vajzë që ta pëlqejë ai? Ai ka thënë duhet të jetë si Rozafa, e bukur, e qetë dhe e kuptueshme.