Në rrjetet sociale shpeshherë mund të kuptohet nëse dikush bën ose jo jetë luksi. Moderatorja e njohur Ilda Bejleri nga veshjet, pushimet, duket që bën një jetë të mirë. Fansat kanë qenë gjithmonë kuriozë të dinë se nga i burojnë paratë, për jetën e luksit dhe ajo ka vendosur që për herë të parë t’u japë një përgjigje atyre. Shkak është bëra ora e saj Rolex, që nuk mund ta ketë kushdo, pasi kushton shumë.
“Si arrin të blesh Rolex me rrogë gazetarie”,-ishte pyetja e komentuesit.
Ndërkohë përgjigjja e Ildës ishte “Sqarim: Fakti që jam gazetare dhe pa diskutim që paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare. Për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje tironce shumë e njohur dhe me tradita”.
Pra, blerjet luksoze Ilda i ka edhe nga familja e saj.