Ju mund të keni parë foto të bukura çiftesh, por fotografi Joan Carol është i talentuar në kapjen e momentit mahnitës, momentit romantik në objektivin e tij, por edhe kur nuk është ky, mund ta tranformojë dhe ta kthejë fotografinë në një magji të vërtetë surreale.
Carol ka një aftësi të veçantë për të treguar pasionin midis çifteve në momente intime, madje dhe fotografitë e tij nënujore, nga plazhi, janë vepra arti me të vërtetë spektakolare.
Joan ka arritur të krijojë kryevepra, duke i ndarë ato në llogarinë e tij në Instagram për të gjithë admiruesit e tij.
Këtu janë disa nga fotot më të mira, por kujdes: këto foto janë kaq të nxehta saqë mund të keni nevojë për ujë të ftohtë që të qetësoheni. Është art i pastër e surreal.