
Komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i “Supersportit”, ka folur për herë të parë në lidhje me largimin e moderatores Ilda Bejleri pas plot 11-vitesh (lexo këtu).

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatores, pas deklaratës së Shakohoxhës në emisionin “Pushime On Top”, nga ku zbuloi se ka qenë ai që e ka marrë Ildën në “Supersport”, ndërsa tani vendosi që ajo të largohej për të vazhduar karrierën diku tjetër, pa dhënë shumë detaje në lidhje me vendimin.

Por nëpërmjet një postimi në Instastory, Ilda ka reaguar pas asaj që tha Shako, duke shkruar se nga puna nuk të heqin dhe as të marrin komentatorët e ndeshjeve, por pronarët.
