Nëse dëshironi të dini më shumë për sjelljen e një mashkulli që nuk e njihni mirë, mjafton të hidhni një sy nga duart e tij. Sipas një studimi të Universitetit McGill në Kanada, duart e një mashkulli tregojnë më shumë nga sa mund ta kishit menduar.

Sipas këtij studimi, nëse gishti i unazës është më i gjatë se treguesi, atëherë mashkulli është i sjellshëm dhe i kujdesshëm. Nëse gishti i unazës me atë tregues kanë gjatësi të barabartë, atëherë mashkulli është i vrazhdë dhe kokëfortë.

Studime të tjera kanë treguar se gishti i unazës preket nga hormone që në barkun e nënës. Kur gishti i unazës është i shkurtër, do të thotë që është prekur nga hormone mashkullore. Kjo ndikon në një sjellje më të vrazhdë të djemve dhe burrave ndaj grave dhe vajzave.