Të enjten, aktori 44-vjeçar dhe modelja 22-vjeçare u kapën mat duke shkëmbyer disa puthje, teksa pushonin në një vaskë të nxehtë në një jaht. Ndërsa Leo kishte veshur një palë rroba banje të zeza, e dashura e tij shkëlqente me një bady seksi të bardhë. Në një moment, Camila i tregon disa imazhe Leos nga telefoni i saj.

Largimi relaksues i aktorit vjen pas disa javësh të ngjeshura pas filmit të tij të ri, “Once Upon a Time in Hollywood”. Përveç dhënies së intervistave për kohën e tij në “Growing Pains” dhe atë skenën famëkeqe të Titanic-ut, ai gjithashtu na tregoi të gjithëve edhe miqësinë e tij të ngushtë me shokun e zemrës, Brad Pitt.