Vera është sezoni për ndryshimet e mëdha në televizionet shqiptare. Në shtator shumë emisione, moderatorë ndryshojnë vendin e tyre të punës. Edhe në Tv Klan, do të ketë disa zhvillime të reja. Sipas “News.31”, që prej shtatorit nuk do të shihni në Klan dy emisione të njohura.

Emisioni “Ditë për ditë” i Alba Çobajt dhe “Sfida e gatimit” e dy shefave të kuzhinës, Alfios dhe Indritit, do të mbyllen.

Nuk dihet nëse ata do të zhvendosen në një tjetër televizion dhe kush do t’i zëvendësojë ata.