Kjo verë ka qenë e ngarkuar për këngëtaren Soni Malaj. Pas një kocerti recital në amfiteatrin e Liqenit Artificial, ajo ka publikuar disa këngë njëra pas tjetrës. “Ta fala” dhe “Te quiero” kanë qenë dy këngët e fundit të Sonit që deri më tani kanë rezultuar të suksesshme. Së fundmi, ajo dha një intervistë për një radio italiane, ku u quajt edhe latinia e Shqipërisë dhe ku foli për karrierën e saj të gjatë në muzikë. Po ashtu, Soni është vazhdimisht e pranishme në koncerte ku këndon dhe performon, gjë që nuk është e thjeshtë dhe e dimë të gjithë.

Por si ia del ajo të këndojë live dhe njëkohësisht të mund të kërcejë dhe të jetë aq energjike sa është? Në një intervistë për Top Awards, Soni ka treguar “sekretin” e saj.

“[Ia dal] Falë një trajnimi shumë të mirë fizik, vokal dhe ushqimor që bëj gjatë gjithë vitit. Unë kam një pasion shumë të madh për artin dhe nuk lodhem asnjëherë së punuari”, -ka treguar Soni.

Pra, pas performancave të saj fshihet një punë e madhe dhe trajnim i vazhdueshëm.