Alarm! Teori të tjera konspirative për mbretërorët po qarkullojnë në media dhe pooo, bëhet fjalë përsëri për çiftet William-Kate dhe Harry-Meghan. Edhe pse çiftet mbretërore në çdo dalje publike sigurohen t'i tregojnë gjithë botës se shkojnë shumë mirë, eksperti mbretëror Robert Jobson tregon të kundërtën. Në një deklaratë për Daily Mail, ai është shprehur se William dhe Kate po mundohen t'i shtyjnë pushimet sa më shumë në mënyrë që të shmangin takimin me Meghan-in dhe Harry-n.

Ata do të shkojnë në Skoci, te mbretëresha dhe Princi Philip, por do të presin që Harry dhe Meghan të largohen nga aty. Po ashtu, deklaratat e këtyre të fundit duket se nuk kanë ndihmuar aspak në përmirësimin e marrdhënies mes dy çifteve.

Rikujtojmë që Harry u shpreh pak javë më parë se do të bëjë maksimumi dy fëmijë për të mirën e mjedisit. Mund ta imagjinoni si është ndjerë vëllai i tij që deri më tani ka tre fëmijë. Gjithashtu Meghan tha publikisht para disa ditësh se nuk do të pranonte të ishte pjesë e kopertinës së Vogue sepse do të dukej si "mburrje", por "harroi" që kunata e saj Kate ka qenë në kopertinën e kësaj reviste pak vite më parë.