Me një foto të mrekullueshme të bashkëshortes buzë detit, teksa mban në krahë pjesëtaren më të re të familjes, gazetari i njohur ka bërë publik lajmin ndoshta më të bukur të jetës së tij. Përmes një publikimi të fundit në profilin e tij zyrtar në Instagram, Blendi Salaj ka ndarë me të gjithë miqtë e tij virtual të rejat nga jeta personale. Ai dhe bashkëshortja janë bërë prindër për herë të dytë! Këtë herë është një vajzë, të cilën ata kanë vendosur ta quajnë Era.
Përmes një fotoje vërtetë të veçantë ku shfaqet e shoqja, bashkë me pjesëtaren më të re të familjes, gazetari i njohur shqiptar ka vendosur që ta ndajë me të gjithë lajmin e gëzueshëm se është bërë sërish baba.
“Gruaja ime e bukur dhe vajza e vogël e sapolindur, Era, duke kapur flladin e Adriatikut. Era është fëmija ynë i dytë”, shkruan ai krahas fotos së publikuar në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Era është fëmija i dytë i çiftit, pasi Blendi dhe e shoqja e tij janë prindër edhe të një djali që ata e kanë quajtur Brian.
Ne i urojmë jetë të gjatë vogëlushes!