Me siguri keni lexuar të paktën një lajm për Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus. Situata e tyre është e komplikuar. Ata u ndanë dhe Miley u fotografua teksa puthej me një vajzë në liqenin e Como-s. Liam reagoi më pas përmes një statusi ku u shpreh se ai dhe këngëtarja nuk janë më bashkë, por uron për të vetëm lumturi dhe shëndet. Situata e tyre duket jo e mirë dhe kjo gjë i ka bërë fansat të mendojnë se mes tyre nuk do të këtë më një ribashkim. Mirëpo, sipas një burimi për People, shanset nuk janë aq të pakta.
“Për momentin, po kalojnë kohë larg njëri-tjetrit sepse kjo u nevojitej. Situata ishte e komplikuar, kishte shumë mosmarrëveshje. Të dy ranë dakord se duhet të ndahen për pak kohë, por kjo s’do thotë se lidhja ka marrë fund njëherë e mirë. Absolutisht ekziston mundësia që të kthehen prapë bashkë”,-është shprehur burimi për People.
Liam dhe Miley kanë në fakt një histori dashurie 10-vjeçare dhe janë ndarë disa herë me njëri-tjetrin, por gjithmonë e kanë gjetur rrugën për t’u kthyer bashkë. Edhe pse për momenti nuk janë bashkë, burimet shprehen se ata nuk kanë ndërmend të divorcohen.